Trump në garë apo jo? Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet të ketë ndikim në të gjitha gjykatat e SHBA-së

Edhe pse Gjykata e Lartë do të vendosë vetëm për çështjen e Kolorados, ndikimi do të jetë i gjerë, përfshirë edhe për shtetin e Meinit, sekretarja e shtetit e të cilit vendosi në dhjetor se Trump duhet të përjashtohet nga votimet paraprake të shtetit, për çështje që janë pezull në 11 shtete të tjera ku sfidohet e drejta e tij për të kandiduar, si edhe për raste të tjera në të ardhmen.

Nëse Gjykata e Lartë mbështet vendimin e Kolorados, kjo do të ishte një goditje masive për objektivin e zotit Trump për t’u rizgjedhur. Alternativa tjetër është që mund të vendosë se Trump nuk mund të hiqet sipas pikës 3 dhe ta vendosë atë përsëri në fletëvotim.

Anëtarët e gjykatës gjithashtu mund të refuzojnë të marrin një vendim përfundimtar dhe t’ua lënë në dorë ligjvënësve, duke thënë për shembull që të vendosë Kongresi nëse do ta pranojë fitoren e zotit Trump, nëse ai rizgjidhet në nëntor.

Gjashtë nga nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë janë emëruar nga presidentët republikanë, përfshirë tre nga ish-presidenti Trump. Por meqenëse nuk ka pothuajse asnjë precedent ligjor për këtë çështje, është e vështirë të parashikohen qëndrimet e anëtarëve të veçantë të gjyqtarëve bazuar në ideologjinë e tyre.

Do të jetë e vështirë për anëtarët e gjykatës që të “dalin kundër të dhënave historike”, tha prof. Lichtman. Megjithatë, duke pasur parasysh kontekstin politik, ekziston mundësia që Gjykata e Lartë të gjejë një arsyetim teknik për të shmangur një vendim madhor për këtë çështje, sipas tij.

Prof. Dershowitz bie dakord, duke parashikuar se gjyqtarët ose “do të thonë se Amendamenti i 14-të nuk mund të zbatohet nëse nuk vepron Kongresi, ose do të gjejnë një mënyrë për ta shtyrë një përgjigje përfundimtare”.

Ai nënvizon rëndësinë e një vendimi unanim nga Gjykata e Lartë. “Një vendim i ndarë do ta mbante vendin shumë të përçarë,” thotë ai. 

“Kjo do të thotë se ka të ngjarë të shohim një vendim të kufizuar.”

Është e paqartë se sa kohë do t’i duhet Gjykatës së Lartë për të vendosur. Në muajt e ardhshëm, Gjykata gjithashtu ka të ngjarë të shqyrtojë apelin e zotit Trump kundër akuzës për ndërhyrje në zgjedhje të ngritur nga prokurori i posaçëm Smith, i cili u hodh poshtë të martën nga një gjykatë federale e apelit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.