Edhe pse Gjykata e Lartë do të vendosë vetëm për çështjen e Kolorados, ndikimi do të jetë i gjerë, përfshirë edhe për shtetin e Meinit, sekretarja e shtetit e të cilit vendosi në dhjetor se Trump duhet të përjashtohet nga votimet paraprake të shtetit, për çështje që janë pezull në 11 shtete të tjera ku sfidohet e drejta e tij për të kandiduar, si edhe për raste të tjera në të ardhmen.
Nëse Gjykata e Lartë mbështet vendimin e Kolorados, kjo do të ishte një goditje masive për objektivin e zotit Trump për t’u rizgjedhur. Alternativa tjetër është që mund të vendosë se Trump nuk mund të hiqet sipas pikës 3 dhe ta vendosë atë përsëri në fletëvotim.
Anëtarët e gjykatës gjithashtu mund të refuzojnë të marrin një vendim përfundimtar dhe t’ua lënë në dorë ligjvënësve, duke thënë për shembull që të vendosë Kongresi nëse do ta pranojë fitoren e zotit Trump, nëse ai rizgjidhet në nëntor.
Gjashtë nga nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë janë emëruar nga presidentët republikanë, përfshirë tre nga ish-presidenti Trump. Por meqenëse nuk ka pothuajse asnjë precedent ligjor për këtë çështje, është e vështirë të parashikohen qëndrimet e anëtarëve të veçantë të gjyqtarëve bazuar në ideologjinë e tyre.
Do të jetë e vështirë për anëtarët e gjykatës që të “dalin kundër të dhënave historike”, tha prof. Lichtman. Megjithatë, duke pasur parasysh kontekstin politik, ekziston mundësia që Gjykata e Lartë të gjejë një arsyetim teknik për të shmangur një vendim madhor për këtë çështje, sipas tij.
Prof. Dershowitz bie dakord, duke parashikuar se gjyqtarët ose “do të thonë se Amendamenti i 14-të nuk mund të zbatohet nëse nuk vepron Kongresi, ose do të gjejnë një mënyrë për ta shtyrë një përgjigje përfundimtare”.
Ai nënvizon rëndësinë e një vendimi unanim nga Gjykata e Lartë. “Një vendim i ndarë do ta mbante vendin shumë të përçarë,” thotë ai.
“Kjo do të thotë se ka të ngjarë të shohim një vendim të kufizuar.”
Është e paqartë se sa kohë do t’i duhet Gjykatës së Lartë për të vendosur. Në muajt e ardhshëm, Gjykata gjithashtu ka të ngjarë të shqyrtojë apelin e zotit Trump kundër akuzës për ndërhyrje në zgjedhje të ngritur nga prokurori i posaçëm Smith, i cili u hodh poshtë të martën nga një gjykatë federale e apelit.
E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…
Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…
Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…
This website uses cookies.