Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë lëvizjen e parë për sulmin e Kapitolit.
Trump lëshoi falje presidenciale të plotë dhe të pakushtëzuar për rreth 1600 persona të dënuar apo arrestuar në lidhje me sulmin e 6 janarit në Kongres, duke përmbushur kështu premtimin e tij.
“Kjo është një gjë e madhe. Shpresojmë që ata të dalin sonte, sinqerisht”, tha Trump ndërsa nënshkroi faljet në Zyrën Ovale mbrëmjen e së hënës, pasi ai iu referua të dënuarve si “peng”.
Trump gjithashtu udhëzoi Departamentin e Drejtësisë që të hedhë poshtë të gjitha paditë në pritje, kundër personave që lidhen me 6 janarin.
Por falja e më rreth 1600 personave nuk është i vetmi vendim që mban firmën e Trump. Ky i fundit duket se sapo është ulur në Zyrën Ovale ka nisur të vërë në zbatim me firmë e vulë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës, duke konkretizuar kështu paralajmërimet e bëra më herët.
Një prej këtyre paralajmërimeve ishte dhe shkarkimi i shumë prej të besuarve të ish-presidentit Joe Biden.
Trump u shpreh se ekipi i tij ishte në proces të largimit të më shumë se një mijë të emëruarve nga administrata Biden, pasi republikani njoftoi katër largime në mediat sociale, duke përfshirë kuzhinierin e famshëm Jose Andres dhe ish gjeneralin e lartë Mark Milley.
Ndërkaq, Trump anuloi gjithashtu edhe 78 veprime ekzekutive të epokës Biden si një nga veprimet e tij të para si president.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar listën e veprimeve tashmë të shfuqizuara të epokës Biden.
Midis tyre është një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Biden më 1 shkurt të vitit të kaluar, i cili i dha qeverisë amerikane fuqinë për të sanksionuar çdo shtetas të huaj që tenton të sulmojë, frikësojë ose sekuestrojë pronën e palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Urdhri origjinal ekzekutiv i Biden paralajmëroi se “nivelet e larta të dhunës së kolonëve ekstremistë” në Bregun Perëndimor kanë arritur “nivele të patolerueshme”.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.