Trump nis lëvizjet e para, emëron shefen e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë

Donald Trump ka nisur lëvizjet e para për formimin e kabinetit, fill pas fitores së zgjedhjeve presidenciale. Trump ka emëruar si shefe të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, ndihmësen e tij kryesore të fushatës, Susie Wiles (e para grua që mban këtë pozicion).

Në një deklaratë për mediet, presidenti i zgjedhur tha se, Wiles e ndihmoi atë të arrinte një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane.

Ai gjithashtu shtoi se Wiles ka qenë “pjesë integrale” e fushatës së tij 2016 dhe 2020.

“Suzie është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe është e admiruar dhe e respektuar botërisht. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.shtë një nder i merituar të kesh Susie si shefen e parë të personelit femër në historinë e SHBA. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar” tha ai.

Po ashtu, Trump po konsideron senatorin nga Florida Marco Rubio dhe ish-drejtorin e inteligjencës kombëtare Richard Grenell si sekretar të mundshëm të shteteve. Por, deri në këto momente, mbetet e paqartë se kush do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.

Sakaq, deri mëngjesin e kësaj të premte (8 nëntor), republikanët janë vetëm 7 vende larg për të fituar shumicën, pasi kanë mundur të sigurojnë 211 vende nga 218.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti në ikje Joe Biden në një deklaratë pas fitores së Trump, i premtoi këtij të fundit një tranzicion të qetë të pushtetit, duke u bërë thirrje amerikanëve të “pranojnë zgjedhjen që bëri vendi”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.