Donald Trump ka nisur lëvizjet e para për formimin e kabinetit, fill pas fitores së zgjedhjeve presidenciale. Trump ka emëruar si shefe të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, ndihmësen e tij kryesore të fushatës, Susie Wiles (e para grua që mban këtë pozicion).
Në një deklaratë për mediet, presidenti i zgjedhur tha se, Wiles e ndihmoi atë të arrinte një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane.
Ai gjithashtu shtoi se Wiles ka qenë “pjesë integrale” e fushatës së tij 2016 dhe 2020.
“Suzie është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe është e admiruar dhe e respektuar botërisht. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.shtë një nder i merituar të kesh Susie si shefen e parë të personelit femër në historinë e SHBA. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar” tha ai.
Po ashtu, Trump po konsideron senatorin nga Florida Marco Rubio dhe ish-drejtorin e inteligjencës kombëtare Richard Grenell si sekretar të mundshëm të shteteve. Por, deri në këto momente, mbetet e paqartë se kush do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.
Sakaq, deri mëngjesin e kësaj të premte (8 nëntor), republikanët janë vetëm 7 vende larg për të fituar shumicën, pasi kanë mundur të sigurojnë 211 vende nga 218.
Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti në ikje Joe Biden në një deklaratë pas fitores së Trump, i premtoi këtij të fundit një tranzicion të qetë të pushtetit, duke u bërë thirrje amerikanëve të “pranojnë zgjedhjen që bëri vendi”.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.