Trump përballë Harris, debati presidencial më 4 shtator
Donald Trump kandidati repuplikan për president ka pranuar të përballet ne debat me kandidaten demokrate Kamala Harris në televizionin Fox News. Ai deklaroi se “Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është keq trajtuar nga tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur.
Harris nga ana tjetër ishte shprehur që muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat. Por Trump kishte refuzuar deri tani sepse sipas tij Harris nuk ishte kandidate zyrtare. Harris nga ana tjetër arriti të siguroj mbështetjen e demokratëve si kandidare zyrtare për president. Zgjedhjet për president do të zhvillohen me 4 nëntor.