Linda McMahon pritet të shërbejë si sekretare e Arsimit në administratën e re amerikane të kryesuar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump.
“Linda do e përdorë përvojën e saj në dhjetëra dekada si lidere, dhe të kuptuarit thellë të arsimit dhe biznesit, për të inkurajuar Brezin e ardhshëm të Studentëve dhe Punëtorëve Amerikanë, dhe për ta bërë Amerikën Numrin Një në Botë. Linda do ia kthejë arsimin Shteteve dhe do të jetë në krye të kësaj përpjekjeje,” njoftoi Trump me një deklaratë për shtyp.
McMahon është një ish-drejtuese me bindje republikane, e cila kreu rolin e administratores në Administratën për Biznesin e Vogël gjatë mandatit të parë të presidentit të zgjedhur. Ajo u largua nga posti në 2019, pas dy vitesh.
Departamenti i Arsimit siguron fondet për çdo shkollë publike në SHBA dhe menaxhon një portofol prej gati 1.6 trilionë dollarë me kredit për studentët.
MacMahon ka garuar dy herë për në Senatin amerikan në shtetin e Konektikatit, por nuk ka arritur të fitojë. Gjatë fushatës së parë presidenciale të Trump ajo raportohet se dhuroi 7 milionë dollarë në emër të republikanit. /CNN
Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Përdorimin Racional të Antibiotikëve dhe Antimikrobikëve, ministrja e Shëndetësisë…
Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit…
Imazhet e reja të diellit të kapura nga misioni Solar Orbiter paraqesin pamjet me rezolucion…
Nga 1 janari i 2025-ës, pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas me autobusë. Abonimet…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë rifilloi këtë të enjte funksionimin normal të punës…
Ish-zëvendëskryeministri britanik John Prescott ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi është bërë me dije…
This website uses cookies.