Trump refuzon ftesën e Zelensky për të vizituar Ukrainën

dab5482c849c475594879a37019b4614

dab5482c849c475594879a37019b4614

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump refuzoi ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Ukrainën për të parë shkatërrimet e sulmeve të Rusisë, duke shtuar se ai e respekton Zelenskyn, por se një vizitë e tillë do të ishte “e papërshtatshme” në këtë përiudhë

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump refuzoi ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Ukrainën për të parë shkatërrimet e sulmeve të Rusisë, duke shtuar se ai e respekton Zelenskyn, por se një vizitë e tillë do të ishte “e papërshtatshme” në këtë përiudhë.

“Kam respektin maksimal për Presidentin Zelensky, por mendoj se do të ishte e papërshtatshme të shkoja në Ukrainë në këtë kohë”, tha Trump.

Sipas Trump, administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden “aktualisht po merret” me Zelensky dhe nuk do të donte “të krijonte një konflikt interesi”.

Çështja u hap përsëri gjatë një interviste me Zelensky që u transmetua në emisionin Meet the Press të NBC të dielën, duke bërë që presidenti ukrainas të ftojë Trumpin në Kiev. Zelensky tha se ai do t’i shpjegonte personalisht Trump “në 24 minuta” se presidenti rus Vladimir Putin do ta bënte të pamundur negocimin e një përfundimi të kënaqshëm të luftës.

“Ish-presidenti Trump tha se për rreth 24 orë, ai mund ta menaxhojë atë dhe të përfundojë luftën. Unë ftoj Presidentin Trump … Nëse ai mund të vijë këtu, do të më duhen 24 minuta – po, 24 minuta. Jo më shumë. Po. Jo më shumë – 24 minuta për t’i shpjeguar Presidentit Trump se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë .Ai nuk mund të sjellë paqe për shkak të Putinit”, tha Zelensky.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.