Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist se një armëpushim i plotë për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ka të ngjarë të ndodhë shumë shpejt.
“Ne do të kemi një armëpushim të plotë shumë shpejt në luftën Rusi-Ukrainë”, tha Trump.
Presidenti Trump tha se po negociohej një kontratë për ndarjen e tokës midis dy vendeve.
“Ne do të kemi një kontratë dhe kontrata është duke u negociuar. Kontrata për sa i përket ndarjes së tokave, është duke u negociuar si ne.
Trump, i cili kohët e fundit zhvilloi telefonata të ndara me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për zbatimin e një armëpushimi të pjesshëm, tha se ai është këmbëngulës në kërkimin e përfundimit të luftës për të ndaluar vrasjet dhe për të kursyer paratë e SHBA-së që shpenzohen për ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Vau i Dejës i ka rezervuar një pritje entuziastëve kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.…
Takimin e radhës kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, e kishte me…
Katër muaj pas nisjes së zbatimit të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të…
Malësia e Madhe ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve. Në mëmorialin në qendër të Koplikut u…
Ashtu si edhe në përballjet e tjera të këtij sezoni futbollistik, RTSH Shkodra ka qënë…
Malësia e Madhe ka përkujtuar ditën e Dëshmorëve. Në mëmorialin në qendër të Koplikut u…
This website uses cookies.