Republikani Donald Trump, i cili bërë thirrje për unitet pasi i mbijetoi një atentati më 13 korrik, sulmoi sërish ish-rivalin e tij demokrat. “Fjalimi i Biden në Zyrën Ovale ishte shumë i keq dhe mezi kuptohej” , tha Trump.
Republikanët kanë bërë thirrje që Biden të tërhiqet tërësisht, duke thënë se nëse ai nuk është i af të kandidojë për t’u rizgjedhur, atëherë ai nuk është i përshtatshëm për të shërbyer si president. Megjithatë, presidenti këmbënguli se ai do të vazhdonte të punonte për ekonominë dhe çështjet kyçe të politikës së jashtme gjatë kohës së mbetur në këtë detyrë. “Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të jem i fokusuar në kryerjen e detyrës sime si president”, tha Biden.
Ndërsa në një tubim në Karolinën e Veriut, disa orë përpara fjalimit, Donald Trump tha se rivali i tij u largua nga gara, sepse po humbte rëndë. Duke iu referuar Herrsit, Ai tha se tani kishin një ‘viktimë të re” për të mundur. Më pas Trump sulmoi kandidaten e re të mundshme të demokratëve, duke e akuzuar se po mbështeste ‘ekzekutimin” e foshnjave për shkak të pozicionit të saj për çështjen e shumë debatuar të abortit.
“Harris është një e çmendur radikale e majtë që do të shkatërrojë vendin tonë, por ne nuk do të lejojmë të ndodhë një gjë e tillë” , tha ish-presidenti dhe kandidati republikan. Fjalimi i Trump erdhi ndërsa 59-vjeçarja Harris nisi vrullshëm fushatën pas mbështetjes së marrë nga Presidenti Biden dhe shumica e demokratëve.
Ndërsa Biden dikur e kishte vënë në shënjestër Trumpin si një kërcënim për demokracinë, Harris ka një qasje më personale, duke u fokusuar në të dhënat e tij si kriminel. 78-vjeçari republikan i cili ka sulmuar vazhdimisht Biden për moshën e tij, tani po detyrohet të bëjë hapa pas, pasi me futjen në garë të 59-vjeçares demokrate ai është bërë kandidati presidencial më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…
This website uses cookies.