Trump: Tajvani të paguajë SHBA-të për mbrojtjen nga Kina, kryediplomati Lin: Mbrohemi vetë

Pas komenteve të kandidatit republikan, Donald Trump se Tajvani duhet të paguajë SHBA-të për mbrojtjen e që i bën këtij vendi, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Lin Chia-lung.

Duke folur për CNN, kryediplomati tajvanez, Lin Chia-lung tha se “Tajvani nuk do të mbështetet te të tjerët për të garantuar sigurinë e vendit”

“Sa i përket mbrojtjes ne duhet të mbështetemi te vetja jonë. Ky është një parakusht”, u shpreh ministri i Jashtëm i Tajvanit kur u pyet nëse ai i konsideron alarmante deklaratat e Trumpit për vendin tij.

“Që nga demokratizimi i Tajvanit, ne jemi përballur vetëm me kërcënime, frikësim dhe së fundmi luftën hibride të Kinës për rreth 30 vjet”, tha Lin, duke shtuar se ishulli “nuk do të jetë i vetëkënaqur dhe nuk do të mbështetet vetëm tek të tjerët”.

Lin vuri në dukje se Tajvani blen armë nga SHBA dhe se midis viteve 2016 dhe 2024, Tajvani ka dyfishuar shpenzimet për mbrojtjen, nga 11.6 miliardë dollarë në rreth 20.2 miliardë dollarë.

“Numri tregon se Tajvani po paguan atë që ne duhet të paguajë për mbrojtjen” tha Lin, duke shtuar se ai parashikon që shpenzimet për mbrojtjen e Tajvanit do të vazhdojnë të rriten.

Në intervistën me Bloomberg, Trump tha se SHBA-ja “nuk është kompani sigurimesh. Tajvani s’po na jep asgjë.”

Gjatë fjalimit të tij në Konventën Kombëtare Republikane të enjten, Trump tha se Kina po mban nën presion  Tajvanin me një “spektër konflikti në rritje” që varet mbi “Tajvanin, Korenë, Filipinet dhe të gjithë Azinë”, pasi “planeti ynë po lëkundet në skajin e Luftës së Tretë Botërore.”

Nga ana e saj, Partia Komuniste Kineze në pushtet pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj të patjetërsueshëm – pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë atë – dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta vënë Tajvanin nën kontrollin e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.