Lajme

Trupat britanike arrijnë në Kosovë, kontingjenti do të zhvillojë stërvitje për t’iu përgjigjur emergjencave

Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar janë dislokuar në Kosovë, ndërsa  misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR thotë se do të zhvillojnë një stërvitje rutinë. KFOR ka publikuar pamjet nga zbarkimi i kontingjentit të ushtarëve, të cilët do të zhvillojnë ushtrimet deri në fund të tetorit. Kjo stërvitje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përgatitur forcat e NATO-s për reagim të shpejtë në rast të ndonjë emergjence.

KFOR-i tha se stërvitjet kanë  qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s. Misioni paqeruajtës bëri të ditur se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë.

Dislokimi i trupave britanike shtesë vjen disa javë pasi KFOR-i zhvilloi një trajnim mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë ndërsa  Kosova synon ta hapë për qarkullimin e lirë të automjeteve.

Lidhur me këtë çështje misioni i NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që hapja e urës së Ibrit të zgjidhet përmes dialogut në Bruksel, gjë që Prishtina zyrtare e kundërshton, pasi thotë se është çështje e brendshme e Kosovës, jo e bisedimeve me Serbinë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët…

1 hour ago

SPAK prezent në 12 qarqe, Altin Dumani voton në Tiranë: Do të flas pas zgjedhjeve

Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë…

2 hours ago

Shqipëria Zgjedh, 29.51% pjesëmarrja deri në orën 14:00. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Shqiptarët në të gjithë vendin po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur…

2 hours ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia…

3 hours ago

Shqiptarët votojnë, Berisha: Kush shkel ligjin do mbajë përgjegjësi absolute

Kryedemokrati Sali Berisha ka falënderuar qytetarët që kanë votuar deri tani dhe ka bërë thirrje…

3 hours ago

Zgjedhjet- Celibashi: Procesi i votimit po vijon normalisht

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në…

5 hours ago