Trupat italiane me mjete të rënda patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi, KFOR: Po monitorohet territori
Ushtarët italianë pjesë e trupave paqeruajtëse të KFOR-it sfidojnë kushtet e këqija të motit në Kosovë , teksa patrullojnë zonën e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.
Nga pamjet e publikuar nga vetë KFOR në platformën zyrtare Facebook, pjesë e Komandës Rajonale Perëndimore , trupat italian po kryejnë patrullime operative përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas KFOR-it, këto patrullime po bëhen me qëllim monitorimin e territorit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
Aktivitetet e patrullimit nga ushtarët e KFOR-it janë të rëndësishme për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare.
Patrullimet kryhen në mënyrë të rregullt dhe janë të dizajnuara për të shmangur çdo incident të mundshëm dhe për të ndërhyrë në rast të nevojës për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.
Prezenca e tyre synon të dërgojë një mesazh të qartë të angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe për të siguruar një kufi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e zonës.
Pas ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë, misioni ushtarak i aleancës sot numëron mbi 4.600 trupa në Kosovë.