Trupat izraelite nisin sulme në qendër të Gazës

Ushtria izraelite tha se ka zhvilluar “kontroll operacional” mbi dy zona të Gazës qendrore ndërsa po kryen inkursione tokësore dhe sulme ajrore, një shenjë kjo e dukshme e zgjerimit të mundshëm të luftës së saj disamujore kundër Hamasit.

Ushtria tha të mërkurën se po luftonte “mbi dhe nën tokë” në pjesët lindore të Deir al-Balah dhe kampin e ndërtuar të refugjatëve Bureij.

Në Jerusalem, mijëra izraelitë kryesisht ultranacionalistë marshuan nëpër një zonë të ndjeshme palestineze të qytetit, me disa persona që nxitën tensionet tashmë në rritje të kohës së luftës duke brohoritur “Vdekje arabëve”.

Lufta tetë-mujore në Gaza ka ndërprerë kryesisht fluksin e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera për palestinezët që po përballen me urinë e gjerë. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë presin që Izraeli dhe Hamasi t’i përgjigjen një propozimi të ri për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, sipas Katarit, i cili ka luajtur një rol kyç në negociatat së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.