The post Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor? Ndiheni sikur është dhimbja më e keqe e jetës suaj.
Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor. Është ndryshe nga zakonisht. Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.I shoqëruar me simptoma neurologjike
Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.
Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë
Nëse qetësuesit e zakonshëm nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.
Nuk ka asnjë shkak të dukshëm
Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.
The post Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë.
Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh.
Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.
Këto hormone stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksionin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia, pankreasi por edhe truri.
Stomaku është gjithashtu linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar.
Shqetësimet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me praninë e gazrave, konstipacionin dhe problemet me tretjen.
Përkujdesja ndaj stomakut është thelbësore për shëndetin.
Ky lëng është shumë i mirë nëse keni dhimbje barku.
Zieni katër karrota në katër gota me ujë.
Shtoni një lugë çaji me nenexhik të thatë dhe ziejini deri sa karrotat të zbutet.
Shtoni pak xhenxhefil pluhur dhe pak lëng limoni dhe lëngun pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur.
Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga diarea, zieni gjysëm filxhani çaji me oriz në gjashtë gota uji.
Ziejeni orizin për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni atë me mjaltë.
Lëngun pijeni të ngrohtë.
Korja e thekur apo e bukës është një nga kurat më të mira kundër dhimbjeve të barkut.
Shkrumbi përthith toksinat që e acarojnë stomakun.
Për ta bërë më të shijshme bukën mund ta lyeni me pak reçel.
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë.
Shtoni një lugë gjelle me mjaltë, i cili do të zgjidhë problemet me tretjen dhe të eliminojë gazrat.
Kjo kurë do të lehtësojë edhe simptomat e urthit.
Qershitë, rrushi i thatë, kajsitë dhe kumbullat janë frutat më të mira kundër problemeve me stomakun.
Ato janë shumë të pasura me fibër e cila do të vejë në lëvizje sistemin tretës dhe zbusë kontraktimet e tij.
Probiotikët tek kosi përbëjnë një mënyrë shumë të mirë për të zgjidhur problemet me tretjen që manifestohen me dhimbje.
Për më tepër, ato do të forcojnë sistemin imunitar.
Mbushni një borsë apo shishe me ujë të nxehtë ose përdorni një kompresë të nxehtë duke e mbajtur mbi stomak.
Nxehtësia do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do të zbusë dhimbjen.
The post Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme.
Mos pini kafeinë ose alkool
Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkool sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore. Për më tepër, si alkooli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.
Pini shumë ujë gjatë ditës
Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë. Për më tepër, sipas të dhënave, uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.
Kujdes me nivelet e sheqerit në gjak
Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.
Acidet yndyrore Omega-3
Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.
Kujdes me racionet
Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet. Në varësi të paketimit të ushqimit,sugjerohet të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq. Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.
Ushqimet me magnez
Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve. Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit.
Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.
Kryeni aktivitet fizik
Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin. Megjithatë rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit.
The post Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Neuropsikiatri Gjon Preçi ngre shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e drogërave në moshë të hershme.
Preçi tha se kontaktet e para nisin 10 apo 12 vjeç.
Një ndër të drejtat themelore të tyre është kurimi sipas stamndarteve.
Preci tregon se në Shkodër nuk ka një toksikolog, duke e bërë edhe më komplekse situatën.
Apeli u drejtohet prindërve dhe mësuesve, të jenë më bashkëpunues dhe më kërkues.
Përdoruesit e drogërave dhe përsonat me probleme në shendetin mendor kanë një lidhje të ndërsjelltë, pasi në të dy rastet janë pre e shqetësimeve që sjell konsumimi i këtyre lëndëve..
The post Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjakut appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Mungesa e zinkut është shumë e përhapur tek njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike.
Këtu përfshihen: diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kronike të veshkave.
Tensioni i gjakut ndikohet fort edhe nga mënyra se si veshkat përthithin dhe nxjerrin kripën e tepërt nga organizmi.
Sa më pak sodium të ketë në urinën e njeriut aq më i lartë do të jetë tensioni i gjakut, thonë ekspertët.
Zinku është një metal i dobishëm për shëndetin e njeriut.
Nëse organizmi ka sasi të tepërta apo të pakëta të zinkut, ekuilibrat e shumë sistemeve përfshirë këtu tensionin e gjakut pësojnë luhatje.
Sipas ekspertëve, tepricat e zinkut ndikojnë në tensionin sistolik të gjakut.
Ata shpjegojnë se nëse njeriu merr teprica të zinkut mund të përballet me një stres të lartë oksidues në enët e gjakut.
Zinku është një mineral që ndërvepron me minerale të tjera, veçanërisht bakrin me të cilin ndikojnë në tensionin e gjakut.
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se kur ndërveprimi i këtyre mineraleve nuk është në sinkron, pasojat i vuan tensioni i gjakut.
Prishja e ekuilibrave të zinkut dhe bakrit në trup rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut ose siç njihet ndryshe hipertensioni.
Për pasojë, ekspertët rekomandojnë kujdes në lidhje me sasitë e zinkut.
Sasia e rekomanduar ditore e zinkut për meshkujt është 11 mg në ditë.
Për femrat, sasia e rekomanduar ditore është 8 mg.
Megjithatë, sasia e nevojshme e zinkut është në varësi të shumë faktorësh.
Këtu përfshihen: mosha, sëmundjet apo shtatzania.
Vetëm një mjek specialist mund të këshillojë sasinë e nevojshme të zinkut që mund të merren nëpërmjet suplementëve.
The post Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjakut appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Verdhëza ndodh kur pigmentet e lëngjeve biliare qarkullojnë në gjak.
Ky problem vërehet më shumë tek të miturit por nuk përjashtohen as të rriturit.
Sa herë që shënohet një problem me mëlçinë apo edhe veshkat, graviteti shkakton akumulimin e lëngjeve në zonën e gjymtyrëve të poshtme siç janë këmbët.
Oreksi tek njeriu pëson luhatje si pasojë e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë këtu ato që prekin mëlçinë.
Nëse mëlçia është në telashe, atëherë oreksi ikën.
Problemet me mëlçinë manifestohen edhe me rënien e peshës pavarësisht ushqyerjes normale.
Diarea vërehet shpesh tek njerëzit me probleme me mëlçinë.
Nëse bëhet fjalë për diare të vazhdueshme, nuk duhet ta injoroni.
Mëlçia prodhon proteina të nevojshme për mpiksjen e gjakut.
Kur ky organ has vështirësi, atëherë nivelet e proteinës janë në rënie dhe nxirjet në lëkurë e gjakderdhja janë më të shpeshta.
Nëse ndiheni rregullisht të drobitur, atëherë mund të keni ndonjë problem me mëlçinë.
Sipas të dhënave akumulimi i mbetjeve të ndryshme në mëlçi ul nivelet e oksigjenit dhe shkakton lodhje të vazhdueshme.
Kjo simptomë vërehet në rastet e tumoreve të mëlçisë.
Kjo masë tumorale shkakton presion në nerva dhe dhimbje në shpatull.
Nuk është për t’u shqetësuar për çdo dhimbje shpatulle, por nëse dhimbja zgjat, mirë është të konsultoheni me mjekun.
Nëse dhimbja buron në anën e djathtë të brinjëve, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.
Burimi i kësaj dhimbjeje mund të jetë ndonjë problem me mëlçinë.
Kur mëlçia është në telashe, trupi e ka shumë të vështirë të përpunojë ushqimet dhe lëngjet.
Stresi në sistemin tretës është i jashtëzakonshëm ndërkohë që dhimbjet janë të forta.
Stomaku enjtet dhe të vjellat përsëriten disa herë gjatë ditës.
Problemet me mëlçinë shoqërohen ne lëshimin e shumë toksinave në qarkullimin e gjakut, të cilat mund të arrijnë edhe në tru.
Njeriu mund të përballet me vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe në gjumë.
The post Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 5 mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit urinar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Simptomat mund të shfaqen si ndjesi djegieje gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, urinë e turbullt ose e errët, urinë me erë të forte, një ndjesi e zbrazjes jo të plotë të fshikëzës ose dhimbje.
Edhe pse antibiotikët përdoren për të luftuar këto infeksion, ka disa disa mënyra natyrale që ndihmojnë në menaxhimin e infeksioneve dhe në zvogëlimin rrezikut të përsëritjes. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa prej tyre.
Urinimi i rregullt mund të ndihmojë në largimin e baktereve nga trakti urinar duke parandaluar kështu ndonjë infeksion të mundshëm. Kur jeni të dehidratuar, dhe nuk urinoni shpesh, terreni për shumimin e baktereve është i përshtatshëm. Për të qëndruar të hidratuar dhe për të plotësuar nevojat tuaja për lëngje, është më mirë të pini ujë gjatë gjithë ditës.
Infeksionet ndodhin kur bakteret, hyjnë në rrugët urinare dhë mund të prekin këdo, por femrat janë më të rrezikuarat. Kjo për shkak se uretra femërore, tubi që nxjerr urinën nga fshikëza, është më i shkurtër se ajo mashkullore. Distanca më e shkurtër e bën më të lehtë që bakteret të arrijnë në fshikëz.
Simptomat mund të shfaqen si ndjesi djegieje gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, urinë e turbullt ose e errët, urinë me erë të forte, një ndjesi e zbrazjes jo të plotë të fshikëzës ose dhimbje.
Edhe pse antibiotikët përdoren për të luftuar këto infeksion, ka disa disa mënyra natyrale që ndihmojnë në menaxhimin e infeksioneve dhe në zvogëlimin rrezikut të përsëritjes. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa prej tyre.
Disa prova sugjerojnë se rritja e marrjes së sasive të vitaminës C mund të mbrojë kundër këtyre infeksioneve. Vitamina C mendohet se rritu aciditetin e urinës, duke vrarë bakteret që shkaktojnë infeksion. Frutat dhe perimet janë veçanërisht të larta në vitaminë C dhe janë një mënyrë e mirë për të rritur sasinë e konsumit të saj. Specat e kuq, portokallet dhe kivi përmbajnë sasinë e plotë të rekomanduar ditore të vitaminës C.
Konsumi i lëngut të pa ëmbëlsuar të boronicës së kuqe është një nga kurat natyrale më të njohura për luftimin e infeksioneve urinare. Ju gjithashtu mund mund ta merrni edhe në formë kapsule. Boronicat e kuqe funksionojnë duke ndihmuar në parandalimin e ngjitjes së baktereve në traktin urinar.
Probiotikët janë mikroorganizma të dobishëm që konsumohen përmes ushqimit ose suplementeve. Ato mund të vendosin në ekuilibër të shëndetshëm bakteret në zorrën tuaj. Ju mund t’i gjeni në formë suplementi ose në ushqime të fermentuara, të tilla si kefiri apo kosi natyral. Ato janë gjithashtu të dobishëm për rivendosjen e baktereve të zorrëve pas trajtimit me antibiotikë.
Parandalimi i infeksioneve urinare fillon me praktikimin e disa zakoneve të mira të higjienës. Së pari, është e rëndësishme të mos e mbani urinën tuaj për një kohë të gjatë. Kjo mund të çojë në një grumbullim të baktereve, duke çuar në infeksion.
The post 5 mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit urinar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Osteoporoza, reumatologia: Cilët janë faktorët e riskut dhe rëndësia e dietës në shëndetin e kockave appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Sipas reumatologes Laerta Goga, osteoporoza është më e zakonshme tek femrat, 20% më shumë se tek meshkujt, por frakturat që lidhen me vdekshmërinë janë më të shpeshta te meshkujt. Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, reumatologia Goga u shpreh se te meshkujt osteoporoza ndodh pas moshës 70 vjeçare, ndërsa te femrat pas të 50-tave.
“Osteoporoza është një sëmundje metabolike e kockës që shoqërohet nga humbja e masës kockore duke u bërë më e prirur për fraktura. Kjo është më e shprehte te femrat 20 % më e shpeshtë, por frakturat që lidhet me vdekshmërinë janë më të larta te meshkujt. Te meshkujt ndodh më rrallë, por kur ndodhin komplikacione i kanë më fatale. Meshkujt kanë masë kockore më të madhe se femrat dhe deri në 70 vjeç janë disi të mbrojtur dhe pas kësaj moshe kjo mbrojtje humbet. Te femrat ndodh më shpejt në moshën 50-vjeçare pasi ndodh një rënie e menjëhershme të hormoneve, pasi bie estrogjeni që është mbrojtës i kockave”, u shpreh mjekja.
Faktorët që ndihmojnë në zhvillimin e osteoporozës janë të shumtë, ku kryesoret janë jeta sedentare dhe dieta ushqimore. Për reumatologen pirja e duhanit dhe alkoolit, si dhe përdorimin e disa medikamenteve, veçanërisht kortizonikëve, janë gjithashtu shkaktarë që dobësojnë shëndetin e kockave.
Edhe për dietologen Rovena Xhafa, konsumi i mjaftueshëm i proteinave dhe kalciumit është i domosdoshëm për forcimin e kockave. Sipas dietologes për parandaluar osteoporozën, është e rëndësishme të mbahet një stil jetese i shëndetshëm, të bëhen aktivitete fizike dhe të merret dieta e duhur.
“Osteoporoza është gjenetike, por ndikon edhe jeta sendetare, aktiviteti fizik i ulës është i barabartë me humbjen e dendësisë kockore, stili i jetesës, pirja e duhanit, alkoolit janë të gjitha faktor që ndikojnë në osteoporozë, pasi ulet metabolizmi formues i kockave. Janë edhe disa sëmundje kronike që ndikojnë edhe përdorimi i disa medikamenteve që janë kryesisht kortizonikët, si edhe disa barna që trajtojnë lloje të ndryshme të kancerit”, tha reumatologia.
“Dieta ka rol kryesor në shëndetin e kockave, sasia e proteinave dhe kalciumi duhen marrë nga dieta ushqimore. Një dietë ushqimore e pasur me yndyra dhe sheqerna sjellë një peshë të madhe por dëmton shëndetin e kockës, pasi nuk merren proteinat dhe kalciumi i nevojshëm për kockat. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë kalciumi janë produktet e peshkut, sardelet, bulmeti. Gjatë vaktit ushqimor kur konsumojmë bulmet nuk duhet t’i shoqërojmë me spinaq dhe panxhar pasi ndërveprojnë mes tyre dhe nuk lejojnë përthithjen e kalciumit nga trupi”, u shpreh dietologia.
Sipas studimeve meshkujt të cilët kanë përqindje të shtuar të dhjamit në pjesët e barkut, kanë rrezik të shtuar nga zvogëlimi i dendësisë së eshtrave. Edhe pse osteoporoza paraqitet më shpesh tek femrat, shkencëtarët kanë konstatuar që yndyra viscerale (dhjami që gjendet nën muskuj në pjesët e abdomenit) shkakton dobësimin e eshtrave te meshkujt.
The post Osteoporoza, reumatologia: Cilët janë faktorët e riskut dhe rëndësia e dietës në shëndetin e kockave appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Dridhja e Duarve, Shkaqet dhe Kurat Natyrale që Funksionojnë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.
Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.
Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.
Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh.
Ky problem është serioz dhe mund të jetë paralajmërues i disa problemeve neurologjike që mund të jenë të rënda.
Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë
Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.
Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.
Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.
Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.
Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.
Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.
Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.
Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.
Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.
Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.
Përsëriteni këtë 10 herë dhe çdo ditë.
Një tjetër aktivitet që mund të bëni është joga e cila përveç të gjithave ju ndihmon të flini më mirë.
Valeriana është një bimë qetësuese që largon stresin dhe tensionin, ndaj është e rëndësishme kundër dridhjes së duarve.
Ju mund të përdorni lëng nga ekstrakti i valerianës kundër dridhjes së duarve ose të pini çaj disa herë në javë.
Kjo bimë nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë ose ushqyerjes me gji.
Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.
Mungesa e këtyre vitaminave shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.
Mund të merrni suplementë ose të konsumoni ushqime të pasura me këto vitamina si: të bardhat e vezës, fasulet, bizelet, barishtet, produktet organike të bylmetit dhe shpendët.
Acidet yndyrore Omega-3 janë mirëbërëse për sistemin nervor dhe rrjedhimisht për inflamacionin që mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.
Konsumoni më shumë vaj peshku dhe ushqehuni me peshk, salmon, ton dhe sardele.
Mos hiqni dorë nga farat e linit, kungullit dhe arrat.
Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.
Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.
Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, fasulet, arrorët, farat dhe barishtet.
Nëse ju dridhen duart atëherë mbani nivelet e kafeinës në minimum ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Sasitë e mëdha të kafeinës stimulojnë më tepër sistemin nervor dhe nxisin dridhjen e duart.
Kafeina e tepërt shkakton dhimbje koke, ankth dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.
Duhani dhe alkoli kanë një ndikim të keq në sistemin nervor. Ato e dobësojnë atë dhe nxisin dridhjen e duarve.
Megjithatë, kini parasysh që dridhja e duarve mund të shfaqet edhe krahas shenjave të tjera të heqjes dorë nga alkoli.
The post Dridhja e Duarve, Shkaqet dhe Kurat Natyrale që Funksionojnë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Sipas studimeve të fundit, mjekja shpjegon se gjatë këtij sezoni, kalciumi eliminohet më shumë përmes urinës, duke rritur mundësinë për krijimin e kristaleve dhe gurëve në veshka.
Gurët në veshka mund të shfaqen në çdo moshë, por më të prekur janë individët midis 40 dhe 60 vjeç, ndërsa meshkujt janë më të rrezikuar.
“Stina e dimrit ndikon në formimin e gurëve në veshka, studimet e fundit tregojnë se gjatë dimrit, kalciumi është një nga shkaktarët kryesor të formimi të gurëve në veshka largohet më shumë gjatë urinimit gjatë kohës së dimrit. Nëse më parë na thonin se gjatë verës si pasojë e dehidrimit ishte shkaktari kryesor, dimri favorizon shtimin e gurëve për shkaka të eliminimit të kalciumit. Krijimi i kristaleve në veshka shtohet gjatë dimër dhe dhimbjet janë edhe më të theksuara nga i ftohti. Gurët nuk njohin moshë, shfaqen në çdo lloj grup-mosha, kur shfaqet në mosha të vogla shpesh janë gjenetike apo kanë patologji të lindur. Mosha më e prekur është 40-60 vjeç. Sa i përket gjinisë mund të themi se meshkujt janë më të prekur në formimin e gurëve”, tha ajo.
Faktori gjenetik gjithashtu luan rol të rëndësishëm, pasi gurët mund të jenë të trashëguar, shton nefrologia. Megjithatë patologji të tjera si osteoporoza, infeksionet e shpeshta dhe disfunksionet e zorrëve, për mjeken Dhuli janë gjithashtu shkaktarë të njohur të formimit të gurëve.
Një tjetër faktor kyç është dieta. Konsumi i tepërt i kripës dhe kalciumit mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve, ku mjekja Dhuli rekomandon një dietë të balancuar.
“Osteoporoza, infeksionet e shpeshta por edhe mosfunksionimi i zorrëve në mënyrën e duhur janë patologji që ndikojnë në formimin e kristaleve në veshka. Duhet një vëmendje e rritur te personat që kanë një histori familjare të gurëve në veshka, pra është e trashëgueshme gjenetikisht. Por edhe stili i jetesës ka një ndikim të madh në krijimin e gurëve në veshka. Kripa rrit riskun e krijimit të kristaleve në veshka. Kripa rrit eliminimin e kalciumit dhe kjo ndikon ën formimin e gurëve. Duke përcaktuar llojin e gurit arrin të identifikosh edhe faktorët që kanë çuar në formimin tyre duke i eliminuar nga dieta ushqimore. Nuk duhet të konsumojmë sasi të shtuar në kalciumit dhe kripës, proteina shtazore duhet të jetë e reduktuar, nuk duhet të shtojmë vitaminë C duhet të kemi kujdes me agrumet pasi në sasi të mëdha ndikon në formimin e kristaleve. Kemi gurët që variojnë nga ato me milimetra deri në centimetra dhe madje kemi edhe gurë koralifor që duken si korale dhe zënë gjysmën e veshkësh së pacientit. Konsumi i lëngjeve është një nga pikat kryesore të mjekimit për gurët në veshka.
Skema e mjekimit të gurëve është shumë e gjerë dhe disa nuk mund të përdoren në shtatzëni. Vetë shtatzënia e favorizon krijimin e gurëve në veshka. Ajo që rekomandojmë në si mjekë është që para një planifikimi të shtatzëninë duhet kontrolluar trakti urinar që të trajtohen para një shtatzënia. Nëse ndodh gjatë saj, terapitë janë më të konservuara ku kemi terapi kundër dhimbjes me disa preparate të sigurta, pasi përdorimi i antibiotikëve është i rezervuar në këto raste. Sugjerohet që në këtë rast mund të ndërhyhet vetëm me preparate të sigurta që nuk kanë efekte anësore”, u shpreh mjekja.
The post Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese appeared first on RTSH Shkodra.
]]>