Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

trushi i njohur

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës.

Vite më parë në fermën e tij blegtorale, krerët e lopëve numëroheshin me gishtërinjtë e dorës, ndërsa aktiviteti erdhi duke e zgjeruar, e sot ka arritur në 43 krerë lopë.

Prodhimtaria ditore e qumështit arrin në 260 litra dhe atë marrin baxhot me të cilat ai ka lidhur kontratë.

Në punët e fermës angazhohen edhe dy djemtë e tij, të cilët kanë preferuar të qëndrojnë pranë familjes dhe biznesit familjar, sesa të marrin rrugët e emigrimit.Fshati Trush është i njohur për blegtori.

Banorët e zonës janë tradicionalisht të lidhur me këtë aktivitet , duke prodhuar qumësht, djathë e nënprodukte të tjera blegtorale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.