Tryeza ndërparlamentare për stabilizim asociimin, PD: Qeveria teknike, jetike. Nevojitet reformë e plotë zgjedhore

Demokratët i janë bashkuar këtë të martë (29 tetor) tryezës së 18-të ndërparlamentare për stabilizim asociimin.

Në fjalën e tyre, demokratët kanë adresuar një sërë problematikash, duke nisur nga shkeljet e vendimeve të Kushtetueses nga ana e qeverisë; te mungesa e komisioneve hetimore; mospasja e një integrimi gjithpërfshirës; mungesa e një reforme të plotë zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR; pasja e një qeveria teknike; etj;,

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi u shpreh se opozita në fushatë nuk ndodhet përballë deputetëve të mazhorancës, por përballë bandave kriminale të lidhura me qeverinë.

“Integrimi është një synim politik i shqiptarëve dhe një arritje e shqiptarëve, por ne nuk mund të mos flasim për të vërtetat.

Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot në takimin e KPSA e bëjmë në një hotel sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë.

Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e GJK.

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Abdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar KM se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e PS Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët.

Na qëndroni afër në këto momente sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj”, u shpreh Bardhi.

Mungesa e vullnetit të mazhorancës për procesin e integrimit gjithpërfshirës ka qenë pikë kyçe e fjalës së mbajtur nga deputetja Jorida Tabaku, njëherësh kryetare e Komisionit të Integrimit.

Tabaku u shpreh se nga komisioni i fundit hetimor për incineratorët, ku zyrtarë e politikanë po përballen me drejtësinë,mazhoranca ka refuzuar 9 komisione të tjera hetimore, pasi sipas deputetes, ka frikë nga rezultatet.

“Ne si opozitë, personalisht unë, kemi punuar me dëshirë dhe me çdo formë për të qenë ky proces integrimi gjithëpërfshirës. Mirëpo fatkeqësisht nuk gjejmë të njëjtin vullnet tek mazhoranca. Komisionet hetimore nuk na jepen dhe kjo ka shkak sepse mazhoranca ka frikë. Pak vite më parë drejtova një Komision Hetimor për inceneratorët që zbuloi një skemë që sot ka shumë përpara drejtësisë përfshirë një ish zëvendëskryeministër që është në kërkim ndërkombëtar. Nga ajo ditë janë refuzuar 9 komisione hetimore që janë mekanizëm në dorë të opozitës”, u shpreh deputetja.

Kjo e fundit ngriti gjithashtu problematikën e mungesës së një reforme të plotë zgjedhore. Sipas Tabakut, Kryeministri Edi Rama po përdor stafin diplomatik për votën e emigrantëve dhe diasporës.

Po ashtu, deputetja demokrate theksoi se opozita ka ngritur shqetësimet edhe për shkeljet e vazhdueshme nga Ministria e Arsimit në fushën e garës dhe tenderimeve publike.

Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe fatkeqësisht ne ende nuk kemi një reformë të plotë zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, një reformë që nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe vullneti opozitës qëndron por jo i shumicës. Ne kemi bërë disa ndryshime zgjedhore për të adresuar disa ndryshime të kërkuara për votën e diasporës, mirëpo fatkeqësisht qeveria po përdor çdo mjet shtetëror për interes partiak. Ashtu siç thotë raporti OSBE-ODIHR, KM Rama po përdor stafin diplomatik për votën e emigrantëve dhe të diasporës, duke dhënë shembullin ekselent se si është partia-shtet.

Ne kemi vënë re shkelje të vazhdueshme të MSA sidomos në fushën e garës dhe tenderimeve publike. Shkelje të MSA janë parë në projekte të mëdha ku janë injoruar të gjitha pikat kyçe të garës së hapur dhe kjo ka ndikuar përkrahësisht në rritjen e tregut të lirë dhe konkurrencës”, u shpre më tej Tabaku, ndërsa theksoi se qeveria teknikë është jetike.  “Qeveria teknike është jetike në kushtet kur zgjedhjet, mungesa e check and balance dhe demokracisë. Ndaj kjo është arsyeja përse kemi arritur në konkluzionin për të kërkuar një qeveri teknike”.

Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi se shteti është aktor i plotë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe në thyerje të plotë të OSBE-së në vend. Ai theksoi se në Shqipëri, nuk ka garë të barabartë.

Zgjedhjet janë benchmark për të kuptuar cilësinë dhe nivelin e demokracisë dhe ne besojmë dhe kemi prova që është goditur në themel. Ne duam që të kthehemi në parametrat ku zgjedhjet kishin konsensus dhe ku pranoheshin. Ne po bëjmë një situatë ku duhet të rikthehemi aty ku ishim duke u përmirësuar.

Shteti është aktor i plotë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe në thyerje të plotë të OSBE-së në vend. Ne nuk kemi garë të barabartë. Nuk ka mundësi për rotacion politik. Përdoren pushtete rregulluese ku qeveria vendos rregulla në favor të kandidatit të saj, duke i bërë presion votuesve. Përdoren të dhënat e qytetarëve me një sistem patronazhi ku qytetarëve u ushtrohet presion dhe kjo prodhon një sjellje të qeverisë që injoron vendimet e GJK, që përjashton më shumë se ½ e deputetëve nga kuvendi dhe që shkatërron rregullat apo që prish MSA duke vendosur dhe ligje personale.

Nëse BE e merr këto pika dhe e kthen në skaletë kontrolli duke zbërthyer problemet që krijohen duke ia pamundësuar qeverisë Rama që të manipulojë zgjedhjet”, u shpreh Bylykbashi.

Deputeti u ndal dhe te çështja e drejtësisë, ku ngriti zërin për një drejtësi të pavarur, funksionale dhe të pakorruptuar.

“Dua të prek dhe çështjen e drejtësisë. Ne donim një drejtësi të pavarur, funksionale dhe të pakkorruptuar dhe jo një reformë që zvarritet prej 10 vitesh që është më keq se sa kur s’qe reformuar”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.