“Tuba fest”, festë me muzikë në kala/ Ky është viti i parë i organizimit të kësaj ngjarje kulturore

tuba fest
Mes shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive të kësaj fundjave, Shkodra ka mirëpritur në kalanë “Rozafa” natën e parë të “TuBa Fest”. Qindra të rinj kaluan një natë plot atmosferë nën ritmet e hiteve të momentit nga disa prej këngëtarëve më në zë në tregun muzikor shqiptar si: Shpat Deda, Off Chestra dhe Alban Skënderaj.
Performancat live të këngëtarëve dhe grupeve muzikore u shoqëruan nga dritat e ndezura të celularëve duke zbukuruar edhe më shumë ambientin e festës.
Pjesë e festës ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, i cili ka ofruar bashkëpunim për realizimin e kësaj ngjarje kulturore.
“TuBa Fest” do të zhvillojë sonte natën e dytë ku mes artistëve të ftuar spikat grupi i njohur Elita 5 për një tjetër natë të “çmendur” për të gjithë pjesëmarrësit e saj.
