Tubimi i thirrur nga PL para SPAK- Berisha: Mbështes çdo protestë. Kthehem nesër në Parlament

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij ndaj protestës së thirrur nga Partia e Lirisë më 6 dhjetor para Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një deklaratë për mediat, ai tha se mbështet çdo protestë “kundër diktaturës”, kudo që të thirret, por nuk qartësoi nëse ai vetë do të jetë i pranishëm para SPAK më 6 dhjetor.

Pra pa diskutim që do të mbështetet çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Nuk ka diskutim. Ndaj të gjithëve. Si jo. Detyrimi, akti lidhet direkt me Altin Dumanin. Pse lidhet direkt? Ligji e detyron prokurorin të përcaktojë dhe të ndjekë procedurën ndaj personit që ka marrë nën hetim, apo të pandehur. Gjeti një rrugaç Edi Rama për të vënë ministër, ordiner. Dhe i them unë atij, se gradualisht shqiptarët do të mësojnë se çfarë përfaqësojnë ai.

Gjeti një tjetër drejtor policie, që krijoi aktet më të papara ndonjëherë në historinë e Europës dhe botës. Ata çdo lloj proteste e meritojnë dhe stërmeritojnë. Protesta para organeve të diktaturës, institucionet e diktaturës janë të ligjshme, të një rëndësie jetike, janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj”, tha Berisha.

Ai bëri me dije se do të rikthehet nesër në Parlament, ku ka munguar për shkak të “arrestit në shtëpi”, masë që iu hoq nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e nesërme (3 dhjetor) do të diskutohet nen për nen dhe në tërësi Buxheti i 2025-ës.

“E para, lidhur me kthimin në parlament. Natyrisht ai ishte një akt puçist, antikushtetues ndaj pluralizmit dhe opozitës, i kryer nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo Zonja Vila, nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë, Irena me 5 mbiemra e me radhë. Ky ishte një grusht shteti brenda shtetit, kur merret një pushtet, tentohet të merret një pushtet për t’ia marrë një pushteti tjetër, por siç jeni dëshmitarë ju, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e ferrit për Edi Ramën. Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, unë në fakt atyre ia drejtoja. Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Pra, u vartësova unë prej tij apo ai tek unë, doli shumë e qartë. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.