Tullumbacet me narkotikë diskutohen në parlament
Të ashtuquajturat tullumbacet me azot, që kohët e fundit janë përmendur si shkak i dëmtimeve shëndetësore tek adoelshentët, u bënë shkas për disa debate të shkurtëra në komisionin e ligjeve në Parlament.
E ftuar në komision zëvendës ministrja e shëndetësisë Entela Ramosaçaj, dha shpjegime për disa ndryshime në ligjin për barnat psikotrope dhe lëndët narkotike.
Por vemendja u zhvendos nga disa deputetë të shumicës dhe pakicës tek shqetësimi i kohëve të fundit për tullumbacet me azot.
Zyrtarja e shëndetësisë tha se lënda për të cilën flitet kohët e fundit nuk është e ndaluar sipas konventave ndërkombëtare. Zonja Ramosaçaj siguroi deputetët se nuk janë spitalet burimi i shpërndarjes në publik të këtij produkti, ndërsa paralajmëroi pasoja, nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar.
BE në rekomandimet e veta i ka kërkuar Shqipërisë që të ndryshojë listën e lëndeve të ndaluara që të siguroje hetime të mira penale, në luftën kundër narkotikëve.