Tullumbacet me oksid azoti/ Policia arreston shitësit e substancës së rrezikshme
Pas evidentimit si një rrezik për të rinjtë, Policia ndaloi të premten disa persona të përfshirë në shitjen ilegale të substancës oksid azoti.
Ministri Taulant Balla njoftoi se personat e arrestuar e fusnin lëndën ilegalisht në Shqipëri, jo për qëllimet mjekësore për të cilat ajo është menduar.
“Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e risqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve,” informoi ministri Balla në rrjetet sociale.