Tullumbase me oksid azoti/ Balla: Do e ndalojmë, shumë shpejt e sjellim në Kuvend
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se shumë shpejt do të shkojë në Kuvend klasifikimi i tullumbaceve me oksid karboni, si një lëndë e palejuar.
Shqetësimi u ngrit në Kuvend fillimisht nga deputeti dmeokrat Gjekmarkaj, ndërsa u pranua edhe nga Ministri Balla i cili u shpreh se kjo lloj lëndë përdoret në stomatologji për ndërhyrje te të miturit.
Balla theksoi se legjislacioni shqiptar nuk e njeh si lëndë të rrezikshme këtë lloj lëndë apo dhe të tjera, të cilat sikurse tha, do të jenë shumë shpejt në Kuvend për ndalimin e tyre.
“Dua që ta informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti z. Gjekmarkaj, prej ditës së parë në këtë detyrë i kam kërkuar policisë të identifikojë llojet e lëndëve narkotike apo lëndëve që në legjislacionin shqiptarë nuk njihen si të tilla, por që janë kthyer sot në një trend të rrezikshëm të përdorimit dhe krijimit të varësisë së fëmijëve në lëndë të ndryshme narkotike.
Policia po e bazon veprimin e vetë në mungesë të legjislacionit që do e sjellim shumë shpejt në kuvend për ta klasifikuar dhe këtë formë të oksidit të karbonit në një lëndë të palejuar. Kjo lëndë ka hyrë prej vitesh në Shqipëri duke paguar doganën.
Ajo konsiderohet në disa konventa që duhet vënë nën kontrollin e shtetit për përdorimin e saj pasi është përdorur në stomatologji për ndërhyrje te fëmijët”, tha Balla.