Tullumbase me oksid azoti/ Balla: Do e ndalojmë, shumë shpejt e sjellim në Kuvend

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se shumë shpejt do të shkojë në Kuvend klasifikimi i tullumbaceve me oksid karboni, si një lëndë e palejuar.

Shqetësimi u ngrit në Kuvend fillimisht nga deputeti dmeokrat Gjekmarkaj, ndërsa u pranua edhe nga Ministri Balla i cili u shpreh se kjo lloj lëndë përdoret në stomatologji për ndërhyrje te të miturit.

Balla theksoi se legjislacioni shqiptar nuk e njeh si lëndë të rrezikshme këtë lloj lëndë apo dhe të tjera, të cilat sikurse tha, do të jenë shumë shpejt në Kuvend për ndalimin e tyre.

Dua që ta informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti z. Gjekmarkaj, prej ditës së parë në këtë detyrë i kam kërkuar policisë të identifikojë llojet e lëndëve narkotike apo lëndëve që në legjislacionin shqiptarë nuk njihen si të tilla, por që janë kthyer sot në një trend të rrezikshëm të përdorimit dhe krijimit të varësisë së fëmijëve në lëndë të ndryshme narkotike.

Policia po e bazon veprimin e vetë në mungesë të legjislacionit që do e sjellim shumë shpejt në kuvend për ta klasifikuar dhe këtë formë të oksidit të karbonit në një lëndë të palejuar. Kjo lëndë ka hyrë prej vitesh në Shqipëri duke paguar doganën.

Ajo konsiderohet në disa konventa që duhet vënë nën kontrollin e shtetit për përdorimin e saj pasi është përdorur në stomatologji për ndërhyrje te fëmijët”, tha Balla.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

7 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

7 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

8 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

9 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

9 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

9 hours ago