Tuneli në gykatën malazeze, autorë të dyshuar janë 4 shtetas nga Serbia
Tuneli nëntokësor rreth 30 metra i gjatë deri te depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është hapur kryesisht nga shtetas serbë, të cilët janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq.
Axhiq tha në një konferencën për shtyp këtë të premte ai tha se në krim morën pjesë, Veljko Markoviq (32 vjç), Milan Markoviq (53 vjeç), Dejan Jovanoviq (30 vjeç) dhe Vladimir Eriq (32 vjeç), që të gjithë nga Serbia. Ai tha se serbët ishin larguar nga territory malazez vetëm një ditë para se tuneli të zbulohej.
Tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator.
Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.