Tur ballkanik çiklistik malor, 40 pjesëmarrës evropian nisin pedalimin nga Shkodra në 1600 kilometër në 7 ditë

40 çiklistë amatorë nga shtete të ndryshme të Europës kanë nisur sot pedalimin e tyre nga qyteti i Shkodrës për të vijuar më pas me një itenerar që ka për destinacion Alpet shqiptare duke përshkuar Thethin, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe kthimin përsëri në Shqipëri me finish në Shkodër.

 “Kjo është hera e parë që grupi ynë vjen në Shqipëri për të organizuar një tur të tillë çiklistik,  i cili e ka nisjen ne tij nga qyteti i Shkodrës, për të vijuar më pas me pedalimin drejt Thethit. Ndërkohë,  itenerari ynë do të jetë në territorin e Malit të Zi, Bosnje- Hercegovinës, Kosovës dhe për t’u rikthyer përsëri në Shqipëri, ku finishi do të jetë aty ku e nisëm, qyteti i Shkodrës. Gjatësia e këtij turi ballkanit është programuar të jetë rreth 1600 kilometra,  ku pjesëmarrës në garë janë 40-të çiklistë nga shtete të ndryshme të Evropës, kryesisht nga Franca, Anglia, Gjermania, Irlanda, etj. Një aktivitet që grupi ynë shpreson ta shijojë sa më shumë, ku pas pritjes miqësore të një nate më parë në qytetin e Shkodrës shpresojmë të njëjtën gjë edhe në destinacionet e tjera,  duke na lënë me shpresë se këtë turne do ta përsërisim edhe në vitet e ardhshme, – shprehet organizatori Anndrew Phillips .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.