40 çiklistë amatorë nga shtete të ndryshme të Europës kanë nisur sot pedalimin e tyre nga qyteti i Shkodrës për të vijuar më pas me një itenerar që ka për destinacion Alpet shqiptare duke përshkuar Thethin, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe kthimin përsëri në Shqipëri me finish në Shkodër.
“Kjo është hera e parë që grupi ynë vjen në Shqipëri për të organizuar një tur të tillë çiklistik, i cili e ka nisjen ne tij nga qyteti i Shkodrës, për të vijuar më pas me pedalimin drejt Thethit. Ndërkohë, itenerari ynë do të jetë në territorin e Malit të Zi, Bosnje- Hercegovinës, Kosovës dhe për t’u rikthyer përsëri në Shqipëri, ku finishi do të jetë aty ku e nisëm, qyteti i Shkodrës. Gjatësia e këtij turi ballkanit është programuar të jetë rreth 1600 kilometra, ku pjesëmarrës në garë janë 40-të çiklistë nga shtete të ndryshme të Evropës, kryesisht nga Franca, Anglia, Gjermania, Irlanda, etj. Një aktivitet që grupi ynë shpreson ta shijojë sa më shumë, ku pas pritjes miqësore të një nate më parë në qytetin e Shkodrës shpresojmë të njëjtën gjë edhe në destinacionet e tjera, duke na lënë me shpresë se këtë turne do ta përsërisim edhe në vitet e ardhshme, – shprehet organizatori Anndrew Phillips .
Në javën e pestë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie. Grafiku i bërë…
Shqipëria është zgjedhur të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Lajmi është bërë…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve…
Analiza e ndeshjes, Elbasani-Vllaznia, dhe ndeshjeve të tjera të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për…
Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi – Mali i Zi, po ecën…
Prej 2 vitesh diploma e Infermierisë së Përgjithshme Shkodër njihet edhe në Shtetet e Bashkuara…
This website uses cookies.