Turi 4-ditor në Ballkanin Perëndimore/ Presidentja e KE-së takohet sot me Osmanin dhe Kurtin

5b472829f01843209919f6fa7c72c7a8
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj 4-ditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të zhvillojë këtë të hënë (30 tetor) një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, me në fokus prezantimin e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.
Takimi mes Von der Leyen dhe Osmanit do të mbahet në orën 13:15 dhe më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa në orën 14:15, Von der Leyen do të pritet në Kryeministri, nga Albin Kurti.
Presidentja e KE-së, u takua të dielën (29 tetor) në në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.
Gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.
Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.