Turi i Francës: Ndaloi për të takuar gruan dhe djalin, gjobitet çiklisti francez

Julien Bernard thjesht donte të shijonte një moment gëzimi me familjen dhe fansat e tij gjatë etapës së shtatë të Tour de France, por në vend të kësaj ndalesa e shkurtër në mes të rrugës dhe ajo puthje me gruan e tij i kushtoi një çmim shumë të lartë.

Çiklisti i skuadrës Lidl-Trek u gjobit me 200 franga zvicerane nga juria e Grande Boucle për “sjellje të pahijshme të dëmshme për sportin” për shkak të festimeve në Côte de Reulle-Vergy.

Gjatë garës së kronometrit Gevrey-Chambertin, transalpini festoi me publikun e pranishëm në anë të rrugës, i cili erdhi për të përshëndetur të preferuarin e tyre së bashku me gruan e Bernardit dhe djalin e tij të vogël. Një sjellje e cilësuar si e papërshtatshme nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) i cili sanksionoi çiklistin që komentoi vendimin me ironi: “Më falni UCI që kam dëmtuar imazhin e sportit, por do të isha i lumtur të paguaja 200 franga çdo ditë për të përjetuar momente si këto”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.