Turistë në Shkodër edhe në vjeshtë, Mullini: 10-20 vizitorë kërkojnë çdo ditë informacion tek zyra
çdo ditë informacion tek zyra
Megjithëse jemi jashtë sezonit turistik, sërish Shkodra dhe atraksionet e saj po preferohen nga turistët e huaj . 10-20 turistë të huaj çdo ditë kërkojnë informacione pranë zyrës së informimit që Bashkia Shkodër ka në qender të qytetit.
Sipas specialistëve të zyrës turistike, turistët nga Spanja janë më të shumtë në këtë periudhë
Ndërkohë, Alpet vijojnë të jenë edhe këtë vit më të kërkuarat.
Krahas Alpeve, turistë po vizitojnë gjatë kësaj periudhe monumentet e kulturës në Shkodër, por edhe liqenin dhe zonat turistike si Shiroka dhe Zogaj.