Turistë të shumtë në Shkodër, vlerësojnë historinë, traditën dhe bukuritë natyrore të Shkodrës
Shkodra është shndërruar në një ndër qytetet më atraktive dhe që ngjall kureshtjen jo vetëm të vizitorëve vendas , por edhe të turistëve nga vende të ndryshme të botës.
“-Unë jam nga Gjermania, jam këtu të shijoj ushqimet, njerëzit, historinë, kështjellën. Ushqimi dhe çdo gjë është perfekt. Është hera e parë që vij. Jemi nisur nga Tirana dhe do të kalojmë në Malin e Zi.
-Kemi disa ditë këtu. Na pelqen Shkodra, njerëzit janë të këndshëm, vend shumë i bukur.
-Njësoj edhe për mua, më pelqen shumë. Faleminderit!
-Jam nga Kina. Vij për herë të parë. Këtu është shumë bukur, më pelqen qyteti, ushqimi, ka male. Më pelqen vertetë”, -shprehen vizitorët.
Ditën e sotme, grupe turistësh kishte edhe nga Kosova
Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë të javës në Shkodër gjen plot autobusë që sjellin turistë të huaj. Përveç qytetit, ato vizitojnë edhe liqenin dhe pikat turistike malore