Turistët që humbasin në Theth! Pronarët e bujtinave: Mungon sinjalistika dhe ndriçimi rrugor
Mungesa e sinjalistikës përgjatë rrugës Valbonë-Theth e ka kthyer në makth disa herë iniciativën e turistëve të huaj për ta vizituar këtë zonë.Kjo krijon edhe shumë vështirësi tek ata që vijnë nga jashtë për të vizituar atraksionet e Thethit, sic është Syri i Kaltër apo shtegu Theth-Valbonë. Për pronarët e bujtinave kjo është një cështje shumë shqetësuese që është ngritur disa herë prëj tyre si problem pranë autoriteteve përkatëse, por që nuk i është dhënë zgjidhje.
Disa muaj më parë dy turiste të huaja humbur jetën në shtegun Valbonë-Theth, ndërsa rasti më i fundit është i turistes gjermane e cila dy ditë më parë teksa po eksploronte “Shpellën e Harapit” në Shalë, rrëshkiti duke rënë në greminë dhe si pasojë humbi jetën. Parku Kombëtar i Thethit tërheq cdo vit mijëra turistë të huaj të cilët vizitojnë Monumentin e Natyrës si Syri Kaltër, vaskat në Ndërlysa. Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.