Turistët qëndruan më gjatë, përfaqësuesi i Hotelerisë kërkon që të ndalet konkurrenca e pandershme
Muaji korrik solli një situatë dukshëm më pozitive krahasuar me Korrikun 2022 sa i përket turizmit.Të dhënat e INSTAT për këtë periudhë kanë sjellë një situatë dukshëm më të mirë në shifra sa i përket turizmit, ku vlen të thuhet se numri i vizitorëve është rritur me 39,0%, në krahasim me korrikun 2022. Numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me korrikun 2022.
Sipas INSTAT nga totali i vizitorëve, të cilët janë akomoduar në njësitë hoteliere, 61,1% janë jorezidentë.
”Rezulton që gati 47% të këtij lloj akomodimi të kenë qenë jashtë sistemit fiskal duke krijuar probleme qoftë me bizneset e ndershme por edhe mbledhjen e taksave dhe tatimeve”, thotë Topuzi.
Sipas Topuzit turistët që vizituan Shqipërinë janë në masë të madhe nga Europa.
”Gati 94% të të gjithë turistëve që hynë në territorin shqiptar janë nga Europa, gati 70 % e këtyre turistëve kanë origjinë shqiptare por nuk janë rezident në Shqipëri si ato nga Mali i Zi, Kosova, shqiptarët në Maqedoni por edhe diaspora” thotë Topuzi.
Për Topuzin koha kërkon që sot të kemi statistika më të detajuara sa i përket flukseve turistike me qëllim adresimin e kërkesave në rritje nga turistët që vizitojnë Shqipërinë.