Turizëm dentar, Vodopi: Klientë të shumtë edhe nga Kanadaja e Amerika

Vitet e fundit, pa frikë mund të themi se në vendin tonë po merr hov edhe turizmi dentar. Për specialistët e fushës, ky trend ka nisur disa vite më parë dhe tashmë jo vetëm shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, por edhe vetë të huajit po i drejtohen klinikave dentare në vendin tonë për të marrë shërbime stomatologjike
Teksa e pyet se nga cilat vende janë, Vodopi thotë se deri nga Kanadaja dhe Amerika e largët
Stomatologu ka një apel për të gjithë kolegët që këtë shërbim të mos e industrializojnë, por t’i përkushtohen fort cilësisë.
Ajo që mori vemendjen e të huajve së pari ishin çmimet e tashmë për mjekët stomatolog rendësi të madhe po luajnë edhe cilësia e shërbimit që ofrohet.