turizem lezhe
Krahas turizmit bregdetar Lezha po zhvillon dhe turizmin historik. Vizitorët e turistët e shumtë, që nuk rreshtin thuajse gjatë gjithë vitit, paraqesin interes të veçantë për tu njohur me historinë e lavdishme që ka ky qytet, e cila kulmon me besëlidhjen e Lezhës të 2-marsit 1444, udhëhequr nga Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Memoriali i heroit është vendi që vizitohet nga shumë turistë të huaj, ku këtë vit ka pasur një numër më të lartë se vitet e tjera.
Siç bën të ditur përgjegjësi i këtij memoriali Paulin Zefi, për 8- mujorin e këtij viti, ky objekt historik është vizituar nga 14.170 turistë e vizitorë.
Me punën e mirë që bën Bashkia Lezhe në mirëmbajtjen e Memorialit dhe të mjedisit rreth tij, ku është në përfundim dhe lulishtja e re, për muajt korrik e gusht të këtij viti, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vizitorëve e turistëve të huaj është rritur me 45.5 për qind.
Përgjegjësja e një grupi turistësh nga Belgjika, duke vizituar Memorialin shprehet se çdo gjë këtu është e mirëmbajtur në mënyrë të shkëlqyer.
Dhe ajo që të tërheq vëmendjen është historia e heroit, ku Skënderbeu mbetet një personalitet i madh dhe figurë e ndritur e historisë shqiptare, aq sa dhe pas kaq shekujsh emri dhe vepra e tij vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot tek çdo shqiptar kudo qe jeton, por dhe tek turistët që e vizitojnë këtë vend.
Një tjetër turisti i bën përshtypje restaurimi dhe ruajtja shumë e mirë e vendvarrimit të heroit, ku Lezhën e quan me fat të madh që e ka këtë objekt me vlera të çmuara historike.
Me një trend ne rritje, Memoriali i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, vijon të vizitohet nga shumë turistë e vizitorë.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…
Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…
Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…
Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…
This website uses cookies.