Turizëm në qytetin verilindor/Puka, oazi i bukurive të fshehura mes maleve

Megjithëse një nga 5 qytetet e vogla shqiptare, Puka është kthyer vitet e fundit në një prej destinacioneve të preferuara turistike. Për ata që duan freskinë e bjeshkëve, ajrin e pastër, aventurën dhe shijimin e produkteve bio, të gjitha mund të gjenden vetëm 60km larg Shkodrës dhe 145km larg Tiranës.
Një grup vizitorësh të ardhur nga Italia e krahasojnë Pukën me Montecarlon: Puka, nuk e kisha dëgjuar këtë vend kaq të largët. Këtu erdha tek miku im, një prift, dhe po bëjmë një tur në çdo fshat. Me pëlqen civilizimi, rrugët, pastërtia, rregulli, një vend që më la pa mend. Edhe kuzhina është shumë e mirë, i gjithë ballkani ka kuzhinë të mirë por Shqipëria të veçantë. Mund të them që edhe turqit e kanë mësuar kuzhinën nga ju. Keni një kuzhinë miks mes shqipare, turke, greke diçka shumë të shijshme. Me pak fjalë Puka më pëlqen.

Është e jashtëzakonshme nuk mendoja të gjeja një vend kaq të bukur. Unë vij nga Siçilia dhe ky është një vend që duhet të zhvillohet shumë në turizëm, është e këndshme. Shqipëria ka mal ka det, në përgjithsi ka vende të bukura. Por Puka është e bukur nga natyra. Ishim lart në male dhe kemi pirë ujë të Pukës, kemi ngrënë ushqim të mirë dhe kemi marrë ajër të pastër. Nuk e prisja të ishte kaq bukur vërtet..
Ndërsa Përparim Laçi është ndër të parët që i mësoi shqiptarët me idenë e bujtinave, e të krijuarit një ambient të ngrohtë familjar për pushuesit. Nga viti në vit turizmin në Pukë e sheh në rritje.
Pranë bujtinës së Përparimit vazhdimisht ka turistë nga e gjithë bota.
Vijmë nga Franca, ne kemi përshkuar me motorrë pjesën veriore dhe synojmë të shkojmë në Mal të zi.Rruga me pamje fantastike, por sigurisht që ka nevojë për investime.
Liqeni artificial i qytetit me pamje fantastike, -shtatorja e Millosh Gjergj Nikollës (Migjeni) muzeu i qytetit, Një vizitë në Malin e Tërbunit, -Itinerari Pukë – Qelëz – Liqeni i Komanit – Shpella e Murgjve, – si dhe Shkëmbi i Zanave..e mbi të gjitha oksigjen si askund tjetër janë arsyet që ky qytet çdo verë po pret me mijëra turistë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

8 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

9 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

9 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

9 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

9 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

9 hours ago

This website uses cookies.