Sektori i strukturave akomoduese në Shqipëri shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve përgjatë një viti.
Raporti i Institutit të Statistikave, i cili krahason muajin shkurt 2024 me të njëjtën periudhë të 2025-ës, konstaton një rritje të numrit të vizitorëve me 29,9%.
Vizitorët e huaj ose jo-rezidentët udhëhoqën këtë rritje me 32,2%, ndërsa vizitorët rezidentë u shtuan me 26,4%.
Net-qëndrimet u rritën me 34,2%, duke u përkthyer në një qëndrim mesatar të turistëve më të shtrirë në kohë.
Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vinin nga Italia (22%), Kosova (16%) dhe Gjermania (7%), të ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Vlen të theksohet se zonat jo-bregdetare panë një rritje më të madhe të vizitorëve të huaj – një tregues se destinacionet e brendshme po fitojnë terren.
Hotelet dhe strukturat e ngjashme akomoduese mbuluan pjesën më të madhe të kërkesës, por norma e shfrytëzimit të dhomave mbeti e ulët – vetëm 16,5%, pak më poshtë se një vit më parë. Kjo tregon se, megjithëse interesi është në rritje, kapacitetet nuk po shfrytëzohen plotësisht.
Përveç mungesës së infrastrukturës dhe stafit të kualifikuar, sektori përballet edhe me një nivel të lartë informaliteti.
Shumë struktura që ofrojnë akomodim nuk janë të regjistruara dhe nuk raportojnë të dhëna, duke krijuar një pasqyrë të pjesshme të tregut dhe duke vështirësuar planifikimin strategjik.
Megjithatë, trendi pozitiv në kërkesën turistike tregon potencial për rritje afatgjatë, që kërkon investime të qëndrueshme dhe një qasje të koordinuar.
Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…
Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…
Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…
Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…
This website uses cookies.