Turizmi, ekonomia e re e Shkodrës – Beci: Rritje me 70% të vizitorëve, ende shumë punë përpara
Turizmi është ekonomia e re e Shkodrës.
Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Benet Beci, i cili ka referuar shifrat e këtij viti ku përiudha qershor-gusht mban shifra record.
Krahasuar me një vit më pare, turizmi ka pësuar rritje me 70%, thotë Bekim Mema, drejtor i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik
Krahas potencialit që qarku Shkodër ofron, pushteti vendor me përmirësimin e shërbimeve që ofron, promovimin si dhe aktivitetet e shumta përgjatë verës kanë qënë një tjeter arsye e rritjes së vizitorëve.
Projekte të reja pritet të transformojnë Shkodrën dhe të sjellin mundësi më të mëdha turistike, por jo vetëm.