Turizmi estetik në Shqipëri/ Bendo: Cilësia si në vendet evropiane. Demushi: Çmimet 50-70% më lirë

turizmi estetik

turizmi estetik

Shqipëria është kthyer tashmë në oazin ku emigrantët dhe turistët e zgjedhin jo vetëm për turizmin, por për shërbimet dentare dhe ato klinike.

Në emisionin “‘Jetë Shqiptare”, kirurgia Lorela Bendo u shpreh se raporti cilësi-çmim është arsyeja përse turistët e huaj dhe emigrantët shqiptarë, zgjedhin që shërbimet dentare dhe ndërhyrjet estetike t’i kryejnë në Shqipëri.

Shqipëria është bërë oazi që ofron këtë turizëm mjekësor. Ka klinika dhe spitale që kanë rregulluar koordinimet me agjencitë turistike dhe ofrojnë paketa të plota.

Ndikon pjesa e çmimeve që janë shumë të mira krahasuar me vende të tjera. Dhe kemi profesionistë shumë të mirë të update-uar me teknikat e fundit.

Të njëjtat shërbime që ofrohen jashtë, ofrohen dhe në Shqipëri. Cilësia është e njëjtë si vendet evropiane, por çmimet janë më të ulëta”, u shpreh Bendo.

Ndërsa stomatologu Albert Demushi bëri me dije se në 5-vjeçarin e fundit ka pasur një bum të “turizmit dentar” në Shqipëri. Ai u shpreh se Shqipëria ofron klinika të specializuar si në vendet evropiane, si dhe mjekë të kualifikuar me të rejat më të fundit nga fusha e mjekësisë, ndërsa çmimet qëndrojnë të ulëta krahasuar me vendet evropiane.

“Në 5 vitet e fundi ka një rritje, një bum të turizmit dentar.  Ka nisur me emigrantët shqiptarë që vinin dhe bënin trajtimet e nevojshme në Shqipëri, më pas u zhvilluan dhe agjencitë të cilat ofrojnë transfertat nga jashtë të të gjithë të huajve, duke përfshirë hotelin, vizita kulturore.

Mjekësia shqiptare ka qenë e fortë. Mjekët shqiptarë janë shumë të kualifikuar dhe çmimet janë 50-70% më lirë se në vendet europiane.

Zgjedhin të bëjnë trajtime dentare dhe estetike në Shqipëri. Po kështu dhe të huajt. Zgjedhin të kursejnë dhe të kryejnë ndërhyrjet estetike në Shqipëri.

Shqipëria ofron klinika të specializuar, moderne, me aparatura dhe materiale të cilësisë më të fundit dhe mjekë të kualifikuar me më të rejat e mjekësisë”, tha Demushi.

Për influencerin Ermir Zeneli ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend. Shkaku i “bumit” të ndërhyrjeve estetike, sipas tij, lidhet me çmimet e ulëta që ofrojnë klinikat në Shqipëri.

“Tashmë ndërhyrje estetike janë bërë trend. Punoj në një klinikë estetike dhe kam pafund njerëz që vijnë dhe kërkojnë të bëhen si dikush.

Vitet e fundit kam vënë re një shtim të madh turistësh dhe pacientësh të huaj që vijnë për ndërhyrje në Shqipëri, kjo dhe për shkak të çmimeve”, tha Zeneli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.