Turizmi historik në Lezhë / Interes për Memorialin e Gjergj Kastriotit , 17200 turistë në 10 muaj
Krahas bregdetit në Lezhë ka marrë vemendje edhe turizmi historik.
Memoriali i Gjergj Kastriotit është një prej aseteve më të kërkuara nga vendas dhe të huaj. Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të këtij viti vendvarrimi i Skëndërbeut është vizituar nga 17 mijë e 200 persona, duke njohur numrin më të lartë të turisteve që prej ngritjes së këtij insitucioni në vitin 1981.
Krahas shqiptareve të Kosoves, interes për memorialin e Skëndërbeut kanë patur dhe shumë turistë të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezët.
Bashkëpunimi me agjensitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë vitit 2023.