Turizmi historik në Lezhë- Vitin e kaluar 19 mijë vizitorë, më të shumtë ishin të huaj

Edhe tani gjatë periudhës së dimrit, ndonëse me një fluks më të ulët, zona historike e Lezhës dhe vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vijojnë të vizitohen nga vendas, shqiptar të Kosovës dhe turistë të huaj.

Siç bën të ditur përgjegjësi i trashëgimisë kulturore pranë bashkisë Lezhë, Paulin Zefi, mesatarisht çdo muaj janë regjistruar mbi 600 vizitorë e turistë të huaj, numri i të cilëve rritet më shumë nga muaji maj e deri në shtator.

Kemi pasur organizime gjatë muajit janar, numri i vizitorëve nëne e llogarisim edhe aktivitet e brendshme edhe numrin e nxënësve që kanë vizituar për aktivitete tematike është shënuar 600 vizitorë vetëm për muajin janar. Shpërthimi i fluksit të madh nis nga muaji prill dhe zgjat deri në fund të shtatorit”, u shpreh Zefi.

Viti 2023 u mbyll me 18.854 vizitorë, por fluksi më i madh, sipas historianit Paulin Zefi, u shënua gjatë muajve shtator – tetor, ku u thye rekordi i parë historik, që nga koha kur u ngrit Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, pasi pati më shumë turistë të huaj se sa vizitorë vendas.

Me masat që ka marrë Bashkia Lezhë, me ngritjen e zyrës për turizmin, botimin e guidave, fletë palosjeve dhe përgatitjen e spoteve televizive, këtë vit pritet një numër akoma më i lartë vizitorësh e turistësh të huaj me një gjeografi shtrirje deri nga kontinentet më të largët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.