Turizmi ka edhe pasoja negative, pas verës shtohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Marrëdhëniet seksuale të hapura dhe të pambrojtura mes të rinjve kanë shtuar numrin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Mjekët e familjes i thanë televizionit publik shqiptar se pas një sezoni turistik të suksesshëm veror, ata po përballen me rritjen e numrit të kërkesave për ndihmë mjekësore në këtë drejtim.

Po vihen re infeksione të shpeshta të traktit vaginal, sigurisht si nga meshkujt, edhe nga femrat, por më shumë nga femrat, sepse femrat kanë edhe ndjesinë që janë shumë herë më të kujdesshme dhe kërkojnë kontakte me mjekët. Periudha e verës, duke qenë se të rinjtë kanë më shumë lëvizje, ndoshta edhe marrëdhëniet midis tyre janë shumë më të hapura, pa kriter dhe pa u mbrojtur,” shprehet mjekja Violeta Kaçori.

Mjekët sqarojnë simptomat kryesore të ankesave që shfaqen fillimisht te femrat.

Thonë që kanë urinim të shpeshtë, kanë një dhimbje në fund të barkut, femrat mund të referojnë edhe sekrecione të shtuara vaginale nga përditshmëria e tyre. Hapi i parë është një analizë urine që ato e kërkojnë vetë, por ua sugjeron edhe mjeku,” thotë doktoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 8.

Por çfarë rrezikojnë si femrat, ashtu edhe meshkujt nëse i lënë këto infeksione pa trajtuar?

Pastaj kemi probleme të tjera. Kanceri i qafës së mitrës ose herpes papilomavirus, që është shumë e përhapur. Meshkujt dalin shumë shpesh edhe me infeksione si trikomona, gardnerela, kandida,” shton mjekja Kaçori.

Mjekët thonë se informacioni mes të rinjve për sëmundjet seksualisht të transmetueshme është i vakët dhe jo i vërtetë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

7 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

7 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.