Turizmi kulturor në Lezhë, bashkia kërkon administrimin e objekteve historike

skenderbeu lezhe

Asetet historike dhe kulturore në Lezhë duhet të administrohen nga pushteti vendor, për t’i dhënë më tepër zhvillim turizmit.

Kërkesa është është prezantuar nga kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, i cili i kërkon qeverisë ndërhyrje ligjore për të realizuar diçka të tillë.

Në këtë mënyrë mund të aplikohet për projekte dhe mund të përfitohen fonde për zhvillimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Na duhet të marrim edhe ne pikënisjet e duhura dhe të dimë se çfarë do të bëjmë nesër. Sot kemi një projekt për një rrugë që shkon përreth murit të vjetër të Lezhës, shkon në kala. Na duhet ta zhvillojmë më përtej këtë zonë, sepse qytete të këtij lloji kanë shumë fuqi në turizëm për shkak të zhvillimeve që kanë marrë në këtë drejtim,” thotë z. Ndreu.

Aktualisht bashkia e Lezhës administron vetëm memorialin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili rezulton ndër asetet më të kërkuara. Përgjatë vitit 2024, monumenti u vizitua nga rreth 24.500 persona.

Objektet e tjera të trashëgimisë kulturore, përfshirë dhe kalaja mesjetare e qytetit, janë shumë pak të vizituara, pasi ka munguar vëmendja për t’i mirëmbajtur dhe për t’i promovuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.