Turizmi kulturor në Shkodër – Parmeza: Në shtator rrjeti i muzeve ka pritur rreth 3800 turistë
Rrjeti i muzeve të Shkodrës në muajin shtator ka pritur një numër prej rreth 3800 vizitorësh. Në këtë rrjet të muzeve bëjnë pjesë Muzeu Historik, ai i kalasë Rozafa dhe Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës.
Përgjëgjesi i Muzeut Historik tregon se më së shumti janë të huajt, të cilët duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e Shkodrës.
Muzeu qendror i Shkodrës është i vendosur në një nga godinat historike dhe karakteristike shkodrane, duke e shndërruar këtë institucion kulturor në një muze unik në qytet, që nga ndërtesa e deri tek objektet e tij.