Turizmi malor në Domgjon të Mirditës, trojet e At Gjergj Fishtës, kisha, gurra shekullore dhe mali i Munellës tërheqin vëmendjen

Vetëm 6 km larg Rrugës së Kombit, në zoën e Fanit në Mirditë ndodhet Domgjoni, një mundësi e mirë eksplorimi.Fshati shtrihet në një luginë të rrethuar nga malet dhe i pasur me histori, traditë dhe bukuri natyrore.

Nga Domgjoni është prejardhja e homerit shqiptar, At Gjergj Fishta, ku trojet e vjetra ruhen nga pasardhësit e tij dhe janë një destinacion i kërkuar nga vizitorët.

Në këtë fshat ndodhet dhe Gurra Shekullore Monument Kulture, unike në  të  gjithë Ballkanin, e cila shërbente për furnizimin me ujë të qytezes.E po ashtu kisha e restauruar me histori 1200 vjeçare si dhe Mali i Munellës, por kërkohet më shumë vëmendje për investime dhe promovimin e turizmit.

Pavarësisht se nuk është një zonë shumë e njohur, Domgjoni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve, ku nuk mungojnë as të huajt.

“Unë vi nga Gjermania dhe Shqipëria më pëlqen shumë.Për Domgjonin kam dëgjuar, pasi pronari im më ka dhënë dhe një libër të At Gjergj Fishtës që ka prejardhjen nga kjo zonë dhe vendosa që ta ekploroj shumë.Po na pelqen shumë natyra këtu dhe historia që ka kjo zonë, me kishën, por dhe Gurrën shekullore. Do ju sugjeroj dhe miqve të mi që të vijnë këtu se vërtet ia vlen”

Jo vetëm Domgjoni, por e gjithë Mirdita në tëresi po orjentohet drejt turizmit malor, por problem mbetet mungesa e investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore, çka krijon vështirësi në lëvizjen e vizitorëve dhe turistëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.