Turizmi me sytë nga studentët, operatorët propozojnë rishikimin e kohëzgjatjes së një viti shkollor
Suksesi i vitit 2023 në industrinë e turizmit dhe pronotimet e hershme për 2024-ën, ka nxitur operatorët turistikë t’i rishohin me kohë kapacitet e tyre infrastrukturore dhe të burimeve njerëzore.
Operatorët turistikë kanë një propozim. Viti shkollor si në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë të përfundojë brenda qershorit.
Për operatorët turistikë kjo krijon mundësinë që shfrytëzon e gjithë bota, punësimin me kohë të pjesshme të studentëve dhe nxënësve në moshë pune.
Suksesi i 2023-shit lidhet edhe me promovimin e bërë qoftë nga operatorët. Këta të fundit thonë se pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve, nuk duhet vënë në dyshim se do ia dalin të arrijnë standardet më të mira të shërbimit.
Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë vitin që shkoi, dhe rezervimet e deritanishme për 2024-ën janë mjaft premtuese. Durrësi pritet të jetë edhe gjatë këtij viti destinacion i preferuar nga shumë turistë të huaj.