Turizmi natyror – Qarku i Shkodrës merr shumicën e vizitorëve në zonat e mbrojtura në vend.

Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e mbrojtura në vend.
Statistikat e turizmit tregojnë se, në janar-gusht 2024, ky qark u vizitua nga mbi 1 milionë persona që korrespondon me 26 për qind të totalit të vizitorëve në zonat e mbrojtura që për 8 mujorin ishte 3.8 milionë.
Promovimi i bërë, gjithashtu edhe investimet, kanë ndikuar në shtimin e turistëve . Kryesisht zonat më të vizitueshme janë Alpet, liqeni i Shkodrës, lumi Buna dhe Velipoja.
Sa i takon statiskave, në bashkinë Shkodër në 8 mujorin e parë ka një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2023 dhe rreth 70% në raport me vitin 2022.
Në periudhën qershor-gusht ka rreth 30% net qëndrimi më shumë se në vitin 2023 dhe rreth 60% më shumë se në vitin 2022.