Turizmi në Malësi të Madhe/Marinaj: Fshatrat që vizitohen në 4 stinët e vitit tërheqin shumë turistë
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq një numër të kënaqshëm vizitorësh. Liqeni dhe mali mund të vizitohen brenda pak minutave ndërsa ndërtimi i disa resorteve të reja, kanë nxitur një turizëm të suksesshëm.Turizmi zë një vend të rëndësishëm në gjithë hapësirën turistike të Malësis së Madhe. Janë disa fshatra që frekuentohen nga turistët në të katër stinët e vitit si Razma, Boga,Reçi e deri sipër në Lëpushë të Kelmendit.