Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq një numër të kënaqshëm vizitorësh.
Viti 2024, sipas kryebashkiakut Tonin Marinaj ishte tepër i suksesshëm, ku bujtinat dhe njësitë e tjera akomoduese kanë qënë me kapacitet të plotë çdo periudhë të vitit.
Në projektet e saj, Bashkia Malësi e Madhe ka edhe turizmin liqenor, por Marinaj e pranon se ende nuk është në nivelet e kërkuara.
Turizmi zë një vend të rëndësishëm në Malësi të Madhe.
Janë disa fshatra që frekuentohen nga turistët në të katër stinët e vitit si Razma, Boga,Reçi e deri sipër në Lëpushë të Kelmendit.