Turizmi në rritje përballë sfidave – Zonat e Mbrojtura të qarkut të Shkodrës, ndër më të vizituarat në vend

Viti 2024 regjistroi mbi 1 milion vizitorë në zonat e mbrojtura të Shkodrës.
Thethi, si pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve dhe lumi i Shalës ishin dy nga destinacionet më të populluara.
Bashkëpunimi mes operatorëve turistikë dhe mikpritësve të bujtinave vendase ka rezultuar efikas përsa i përket rritjes së numrit të vizitorëve, por gjithashtu ka diktuar edhe sfida të reja.
Një përmirësim i ndjeshëm është vënë re në vitin që lamë pas, sa i përket mjedisit dhe mbajtjes pastër të tij.
Shkodra, me sipërfaqen e madhe të zonave të mbrojtura, përbën një nga potencialet më të rëndësishme të të gjithë vendit ,sa i përket turizmit të natyrës, kulturës dhe historisë.