Turizmi në Valbonë, 70% e kapacitetit të hotelerisë e prenotuar

Me dëborën ende të pa shkrirë në male, Valbona mbetet destinacioni i preferuar i turistëve të huaj. Në kërkim të natyrës së bukur rrethuar nga alpet, ajrit të pastër, shtigjeve të parrahura dhe ushqimit tradicional ky vend ka çfarë të ofrojë. Specialisti për turizmin në bashkinë Tropojë, Aranit Imeraj, thotë se 70% e kapacitetit që ofrojnë bujtinat është i prenotuar.

Nga të gjitha shtetet e botës, sot ishte fati të takonim disa indian që kishin ardhur për të vizituar natyrën e mrekullueshme të Valbonës. Janë 70% të prenotuara sistemet e hotelerisë dhe bujtinave në Valbonë, kështu që presim një sezon të mbarë”, tha specialisti i turizmit ne  bashkinë Tropoje, Aranit Imeraj.

Rastet jo të pakta të aksidenteve deri në fatalitet, shton vëmendjen e autoriteve lokale për forcimin e sinjalistikës si dhe apelin drejtuar turistëve që të marrin gjithë informacionin e duhur për zonat ku shkelin.

Të mos futen në terrene që nuk i njohin por të marrin guida me vete, të kontaktojnë me njerëz që i njohin shtigjet që ata të kënaqen por edhe të mos kemi probleme me to”, tha Aranit Imeraj.

Bjeshkët e Namuna, Ujëvara e Valbonës, Spella e Dragobisë, Kanioni i Shoshanit, liqeni I Xhemës apo mulliri I vjetër, janë atraksionet që ky vend ofron. Disa nga banorët vendas kanë lënë emigrimin për t’iu kthyer aktiviteti në bizneset tyre për te krijuar të ardhura për familjet dhe në punësim.

Sezoni turistik ne Valbone eshte ne prioritetet e turizmit gjithëvjetor, ku turistet do te gjejnë mikpritje, gatimet tradicionale te zonës, duke ju garantuar dhe siguri gjate gjithë qëndrimit, fale dhe rritjes se nivelit te punës se policisë vendore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.